Mirë se vini në faqen e Trustit,
Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) është institucion i themeluar në gusht të vitit 2002 për të administruar dhe menaxhuar kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarëve në Kosovë.
Kontributet pensionale të kursyera nga qytetarët e Kosovës gjatë marrëdhënies së punës ruhen nëpër llogari individuale të kontribuesit. Administrimi i këtyre llogarive individuale është përgjegjësi ligjore e Trustit, përderisa paratë mbesin pronë vetanake e kontribuesit. Edhepse pronë private, mandati i këtyre kursimeve është specifik – ato mund të përdoren vetëm për pension.
Sa janë me ne, mjetet investohen sipas parimeve të investimeve të kujdesshme të paracaktuara me ligj. Investimet bëhet në mënyrë që kursimtarët kosovarë, në afate të gjata të kenë rritje sa më të madhe të llogarisë, ashtu që t’iu sigurohet një pension sa më i mirë me rastin e pensionimit. Investimet e Trustit janë të bëra në klasa të aseteve, tregje botërore dhe industri nga më të ndryshmet, në mënyrë që të shpërndahet dhe kështu zvogëlohet rreziku i mundshëm që vjen nga investimet.
Ju lutemi të merrni pak kohë dhe t’i lexoni faqet tona në internet. Këtu do t’i gjeni përgjigjet në të gjitha pyetjet rreth punës së Trustit dhe menaxhimit të mjeteve. Nëse nuk e gjeni përgjigjen vetëm na kontaktoni.